Zyra e Punës: 457 të punësuar në një javë

Shifrat e punësimit për këtë javë janë rritur në të gjithë vendin, duke shënuar 457 persona të punësuar vetëm përmes Zyrave të Punës.

Sipas statistikave të Zyrës së Punës, në të gjitha qarqet e vendit ka patur rritje të punësimit.

Në qarkun e Beratit janë punësuar këtë javë 16 persona nga këto 5 në Kuçovë, 11 në Berat. Në Dibër, janë punësuar 14 persona, nga këto në Bulqizë 13 persona dhe në Mat 1. Në qarkun Durrës, janë punësuar 49 persona nga këto në Krujë 3 dhe në Durrës 46.

Në Elbasan, janë punësuar 30 persona. Nga këto në Elbasan 23, Gramsh 5, Librazhd 1, Peqin 1.

Ndërsa në Fier janë punësuar 19 persona nga këto në Lushnjë 6 dhe në  Fier 19. Në Gjirokastër, janë punësuar 26 persona nga këto në PËRMET 2, Tepelenë 2 dhe Gjirokastër 22. Në Korçë, janë punësuar 25 persona nga këto në Pogradec 13, Devoll 3, Kolonjë 2 dhe në Korçë 7. Në Kukës, janë punësuar gjatë kësaj javë 24 persona. Nga këto në Tropojë 1 dhe Kukës 23.

Po ashtu në Lezhë janë punësuar 9 persona nga këto në Kurbin 7 dhe në Mirditë 2. Në Shkodër janë punësuar 30 persona nga këto në Shkodër 21, Malësi e Madhe 7 dhe në Pukë 2. Në Tiranë janë punësuar 163 persona nga këto në Kavajë 25, Tiranë 138. Në Vlorë janë punësuar 46 persona nga këto në Delvinë 1 dhe në Vlorë 45./ata.gov.al/

Aktualitet

Archives