Zgjedhjet në Malin e Zi/ Presidenti Meta: Bashkëkombasit tanë, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë

 “Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre”, deklaroi sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Me këtë rast, Meta shprehu bindjen se, “bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse”.

“Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot”, tha Meta.

Por, shtoi ai, “pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”. Ata

Aktualitet

Archives