Zenka porosit Ramën dhe Cakaj: MOS NA DËMTONI DUKE NXIT PËRÇARJE!

Të nderuar bashkëkombës!

Tre ditë e fundit para se shqiptarët në Mal të Zi duhet të dalin e të votojnë dhe të përcaktohen për njërin nga koalicionet shqiptare, ndodhi diçka e pa precedent nga disa udhëheqës të politikës të shtetit Amë. Ministri i punëve të jashtme në detyrë dhe kryeministri Rama, prononcohen me deklarata tejet shqetësuese dhe të rrezikshme për shqiptarët në Mal të Zi.

Ministri i punëve të jashtme në detyrë Cakaj, me pozicionimin e vet në përkrahje të njërit nga koalicionet shqiptare haptas nxit përçarje në mes shqiptarëve në Mal të Zi, ndërsa kryeministri Rama në deklaratën e djeshme fton shqiptarët në Mal të Zi  të votojnë PDS-në, ndërsa sot i bashkëngjitet ministrit të vet të punëve të jashtme dhe përcaktohet në mbështetjen e të njëjtit koalicion (Listës Shqiptare). Sjelljet e këtilla të papërgjegjshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për ne shqiptarët te cilët jetojmë në Mal të Zi ngjallin indinjatë të thellë tek ne dhe nxisin përçarje të thella mes nesh.

Zoti kryeministër dhe minister! Po ju kujtojmë që shqiptarët në Mal të Zi kanë dal në dy lista, njëra është Koalicioni Shqiptarë – Bashkë Nji Za –  (PD,UDSH-LDneMZ) dhe tjetra Lista Shqiptare (Alternativa,Forca, LDSH) dhe minimumi të cilin shqiptarët në Mal të Zi e kan pritë nga ju ishte të ftoni elektoratin shqiptarë që të përcaktohen për njërin nga këto dy koalicione, sepse vetëm kështu do të u ruante uniteti mes shqiptarëve në Mal te Zi.

Edhe koalicioni të cilin ne e përfaqësojmë (Koalicioni shqiptarë “Bashke Nji Za”) përmbahet nga partitë shqiptare dhe ka përkrahjen e 50% e elektoratit shqiptarë i cili voton shqip. Përkundër faktit që koalicioni jonë ka konkurrencë koalicionin tjetër shqiptarë neve patëm guxim që ti ftojmë shqiptarët që të përcaktohen për njërin nga këto dy koalicione (në të gjitha prononcimet tona publike), duke mos dashur që të nxisim përçarje mes shqiptarëve.

Me sjelljet e juaja po i thelloni përçarjet mes nesh çka është tepër e rrezikshme për shqiptarët në Mal te Zi. Edhe koalicioni shqiptarë “Bashke nji za” shtrihet në të gjitha trevat e Malit të Zi ku jetojnë shqiptarët me degë dhe organe tjera partiake, gjithashtu jemi parti të cilat jemi më të vjetra në Mal të Zi (fillimet e viteve ’90) dhe kemi përkrahur të gjitha proceset pozitive integruese Euroatlantike të Malit te Zi. Neve me këtë shkresë nuk po ju drejtohemi nga frika e humbjes së votave për shkak të përkrahjes tuaj të hapur për koalicionin tjetër sepse e dimë kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë. Arsyeja, ftesa dhe mesazhi jonë i vetëm qe po ju drejtohemi është:

KUR NUK KENI QENË KURRË TË ZOTËT QË TË NA NDIHMONI DHE MBËSHTESNI NË REALIZIMIN E ASPIRATAVE TONA POLITIKO-EKONOMIKE, ATËHERË JU LUTEMI MOS NA DËMTONI DUKE NXIT PËRÇARJE ME SJELLJET E JUAJA TEJET DESTRUKTIVE PËR NE SHQIPTARËT NË MAL TË ZI!

Dëshirojmë që ti falënderohemi ish Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërisë Z. DR. SALI BERISHA, Presidentit të Shqipërisë Z. ILIR META, kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë  (PD) Z. LULZIM BASHA, ish Presidentit të Shqipërisë Z. BUJAR NISHANI si dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Z. KADRI VESELI, të cilët si lider të vërtetë shqiptarë me autoritet e tyre te palëkundur tek ne shqiptarët në Mal të Zi ftuan që të VOTOHET SHQIP DHE TË PËRKRAHEN LISTAT SHQIPTARE.

Shqiptarët në Mal të Zi kanë nevojë jetësore për prononcime të tilla inkurajuse dhe shpresdhënëse të cilat frymzojnë dhe udhëzojnë kah e mira e përgjithshme për gjithë shqiptarët të cilët jetojmë këtej kufirit.

Dëshiroj t’i drejtohem popullit shqiptarë në Mal te Zi:

BASHKËKOMBËS TË NDERUAR, JEMI KOALICIONI I PARË SHQIPTARË I CILI ËSHTË KRIJUAR NË KËTO ZGJEDHJE, DHE JEMI PARTI TË CILAT NUK KEMI FONDE POR AS DËSHIRË QE TË LOBOJMË NË NXITJEN E POLITIKAVE PËRÇARËSE, PRANDAJ APELOJ TEK JU DHE JU LUTEM: MOS BINI VIKTIMË E PRONONCIMEVE DESTRUKTIVE DHE DËMPRURËSE TË CILAT VIJNË MU NË PRAG TË ZGJEDHJEVE NGA CILADO ANË DHE NGA CILËTDO POLITIKAN.

DERI NË VDEKJE BESNIK IDEALIT TONË KOMBËTARË – ASHTU ZOTI MË NIMOFT!

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe Anëtar i Koalicionit Shqiptarë “Bashkë Nji Za”

Mehmed Zenka

Aktualitet

Archives