Zgjedhjet e parakohshme, Ambasadori i BE: Nuk kërkojmë precedent

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca e ka cilësuar kushtin e vendosur nga ana e opozitës për zgjedhje të parakohshme si një precedent të rrezikshëm.

Gjatë një intervistë në emisionin “Përballë”, Soreca theksoi se edhe pse opozita ka dalë nga Kuvendi, ky i fundit është legjitim, ashtu sikurse është edhe qeveria.

“Ky kusht, për mendimin tonë përfaqëson një precedent të rrezikshëm. Ne nuk mund të kërkojmë që kjo gjë të ndodhë. Kjo mund të krijojë precedent për të ardhmen, por edhe për vendet e tjera. Ne mendojmë që qeveria është legjitime, që Parlamenti është legjitim, por opozita tashmë ka dalë nga Parlamenti, prandaj propozimi për të pasur një platformë kombëtare, në të cilën të mund të bashkëbisedojnë të dyja palët dhe të gjejnë kompromis, më lejoni të them, që kultura e kompromisit është një kulturë që ne e kemi mësuar në BE. Kultura e kompromisit është një kulturë që lejon që palët politike të ecin përpara”, – tha ambasadori Soreca.

Ambasadori i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pasi ajo është votuar nga qytetarët.

“Ata kanë nevojë për një administratë që funksionon dhe disa nga kryetarët e bashkive mbarojnë mandatet e tyre shumë shpejt, kështu që ligjërisht ata duhet të kenë mandat të ri, prandaj mendoj se është e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen dhe natyrisht që unë mendoj që opozita duhet të marrë pjesë pasi këtë kërkojnë qytetarët që u kanë dhënë votën atyre për kaq shumë vite. Më lejoni po ashtu të them edhe një gjë tjetër. Është shumë e rëndësishme për BE-në që BE-ja ta dijë që sistemi politik në vend funksionon dhe që sistemi zgjedhor është pjesë e rëndësishme dhe përbërëse e tij. Por edhe bota ekonomike, pra sfera ekonomike”, – theksoi Soreca. Ata

Aktualitet

Archives