Përcaktohet trupi gjykues, për çështjen ndaj Saimir Tahiri,

Shorti i hedhur ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka nxjerrë emrat e tre gjyqtarëve që do të gjykojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Dosja e ish-ministrit do të gjykohet nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Ardit Mustafai dhe Irena Gjoka.
Ndaj ish-ministrit janë ngritur akuzat e veprave penale “Trafik ndërkombëtar droge” në bashkëpunim, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Mbyllja e hetimeve ndaj ish-ministrit dhe dërgimi i dosjes në gjykatë, u bë pasi më 11 shkurt Gjykata e Krimeve të Rënda, pranoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, për të mos zgjatur hetimet me tre muaj të tjerë.

Saimir Tahiri është vënë nën hetim, si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë. Ai akuzohet se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.

Aktualitet

Archives