Zgjedhje e eurodeputetes së parë shqiptare, Basha: Krenar!

Kryedemokrati Lulzim Basha, reagon lidhur me zgjedhjen e eurodeputetes së parë shqiptare në Parlamentin Europian.

Bëhet fjalë për Arba Kokalarin, e cila është zgjedhur në zgjedhjet e së dielës nga Suedia, si përfaqësuese në PE.

“Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane! Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!”, shkroi Basha, pak pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës.

Aktualitet

Archives