Sulm me autobombë në Irak, 5 të vrarë shumë të plagosur

Si pasojë e sulmit në Irak 5 persona mbetën të vrarë dhe 8 të tjerë u plagosën.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Irakut, në shpërthimin e komanduar të autobombës së vendosur në fshatin Uveyne të qytezës Rabia në rrethin e Mosullit, 5 civilë u vranë dhe 8 civilë u plagosën, tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas deklaratës, forcat e sigurisë kanë filluar inspektimet në rajon ndërkohë që deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Për shkak të sulmeve të ngjashme në rajonet rurale të Irakut dyshimet intensifikohen tek organizata terroriste DAESH.

DAESH-i, duke filluar nga Kirkuku, herë pas here ndërmerr sulme kundër forcave të sigurisë në Mosull, Enbar, Selahaddin dhe Diyala të Irakut.  

Aktualitet

Archives