Zemërgjerësi turke në futboll: Beshiktash merr gafaxhiun Karius

Klubi i Stambollit Beshiktash, vendosi ta marrë në radhët e veta portierin Liverpoolit Loris Karius, i hyrë tashmë në histori si “njeriu i gafave” në një finale.

Në fillim si huazim, deri më 2020-ën, e më pas për si të përhershëm, klubi turk e morri Kariusin me një kontrate prej 2.25 milion euro.

Klopp nga ana e tij, nuk u mendua gjatë por e ka zëvëndësuar këtë sezon me brazilianin Alison të marrë nga Roma.

Karius qau në fushë pasi bëri dy gafa fatale në finalen Champions me Realin, takim i humbur 3-1 nga Liverpooli.

Karius pritet të mbërrijë në Stamboll të shtunën në mbrëmje. /tesheshi.com/

Aktualitet

Archives