Ne vitin 2020 Japonia fut në treg makinen fluturuese

Japonia ka filluar punimet e projektit të automjetit fluturuese që planifikon të prodhojë në vitin 2020, transmeton Anadolu Agency.

Sipas mediave vendase, 20 kompani në mesin e të cilëve edhe Uber, Japan Airlines, Airbus, Boeing, NEC, Toyota, ANA dhe Yamatodo po përgatisin udhërrëfyesin për projektin e automjetit fluturues.

Theksohet se Ministria japoneze e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë për vitin e ardhshëm ka ndarë buxhet prej 40,4 milionë dollarë për sektorin privat për të mbështetur prodhimin e baterive me performancë, motorëve dhe pajisjeve tjera që do të përdoren tek automjeti fluturues.

Në kuadër të projektit pritet që automjeti fluturues të futet në treg në vitin 2020.

Aktualitet

Archives