Ylli Manjani: Radikalizmin nuk e krijon feja, por mungesa e edukimit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dhënë një mesazh për gazetën amerikan, “The Washington Post”, në lidhje me çështjen e radikalizmit në Shqipëri.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat nga Ministra e Drejtësisë, bëhet e ditur se ministri Manjani është shprehur për “The Washington Post” lidhur me çështjen e radikalizmit ne Shqipëri, duke theksuar se “Probleme nuk i krijon feja, por mungesa e edukimit dhe ngerçi i zhvillimit të shoqërisë civile është tjetër kusht favorizues. Faktor me ndikim në nxitjen e radikalizmit është edhe varfëria, veçanërisht në zonat e thella. Sfida kryesore kundër radikalizmit mbetet zhvillimi ekonomik, nevoja për më shumë asistencë në kundërpërgjigjen ndaj këtij fenomeni, pasi asistenca vetëm nëpërmjet trajnimesh nuk është e mjaftueshme”.

Aktualitet

Archives