Protestë në Beograd kundër projektit të Emirateve të Bashkuara Arabe

Beograd, 12 qershor 2016 – Mijëra qytetarë serbë kanë protestuar në Beograd kundër shkatërrimeve në një zonë të njohur të qytetit, e cila është përzgjedhur për një projekt të financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Beogradit, Sinisha Mali, dhe ndëshkimin e atyre që vendosën të shkatërrojnë shtëpi gjatë një nate prilli.

Shkatërrimet e 24 prillit në Savamala, zonën e artit dhe jetës së natës, u kryen nga persona të panjohur me maska.

Disa protestuesë kishin vënë maska të ngjashme, për të tallur shkatërruesit e objekteve në Savamala, derisa në duar mbanin pano ku shkruante: “Maskat kanë rënë, kur do të bie Qeveria?” dhe “Beogradi është qyteti ynë”.

Kryeministri i zgjedhur, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur protestën “një cirk i organizuar nga partitë opozitare”.

Kryetari i Beogradit, Sinishsa Masli, një aleat i Vuciqit, ka luajtur rol të rëndësishëm në marrëveshjen me investorët e Emirateve të Bashkuara Arabe për të ndërtuar objekte në stilin e Dubait si dhe objekte banimi në zonën afër Lumit Sava. Marrëveshja parashikon investime me vlerë prej 3 miliardë dollarësh.

Kritikët thonë se projekti është i papërshtatshëm për Beogradin, ndërsa kanë dyshime edhe për korrupsion, raporton Radio Evropa e Lirë.

Aktualitet

Archives