Wadephul: Shqipëria nuk plotëson kushtet për negociatat

Grupi parlamentar CDU-CSU në Gjermani ka reaguar lidhur me raportin e Këshillit Europian dhe rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.  Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU- CSU, Johann David Wadephul, në një deklaratë, thotë se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet për negociatat e pranimit në BE.

Wadephul përmend mungesën e një sistemi gjyqësor funksional, mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Koalicioni qeverisës gjerman kujton se nuk janë krijuar as SPAK dhe as Byroja Kombëtare e Hetimit.

Shqipëria nuk ka progresuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa gjermanët nuk harrojnë të kujtojnë se nuk kanë nisur as procedurat ligjore kundër politikanëve të përgjuar për blerje votash.

Grupi parlamentar i CDU/CSU do të analizojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do t’i krahasojë atë me analizat e tjera në dispozicionin e tij.

Në të njëjtën linjë qëndron dhe ish-eurodeputetja Doris Pack, e cila thotë se Federica Mogherini dhe eurokomisioneri Johannes Hahn, mbyllën sytë për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, korrupsionin, mashtrimet elektorale dhe kanabisin./

Aktualitet

Archives