Rama: Opozita e vendosur që të pengojë hapjen e negociatave

“Opozita është qartësisht e vendosur që të pengojë hapjen e negociatave”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Në emisionin “Open”, Rama tha se “fjala vjen në Gjermani nuk diskutohet aq se, a duhen hapur apo jo, por koha që i duhet Bundestagut që është shumë i shkurtër që të marrë vendimin e pastaj Kancelarja duhet ta çojë në Këshill.

Duke theksuar se për hapjen e negociatave janë plotësuar kushtet teknike, Rama shtoi se  është Këshilli Europian që duhet të marrë vendimin përfundimtar duke vlerësuar mbi subjektivitetin politik legjitim.

Gjithashtu, gjatë emisionit, Rama tha se Shqipëria nuk ka humbur kohë sa i përket procesit të integrimit pasi Qeveria ka nisur procesin ‘screening’ që realizohet nga secili shtet që ndodhet në negociata me BE-në.

“Ajo që ka ndohur ‘de facto’, Shqipëria hyn në procesin ku hyjnë vendet që hapin negiociatat. Pse u bë kjo? Për të mos humbur dhe sepse të dyja vendet (Maqedonia e Veriut) ishin gati për të hapur negociatat. Ne nuk kemi humbur kohë”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit/atsh/

Aktualitet

Archives