Vrasja e komandantit iranian, Soleimani/ Kryeminstri Rama: Ne qëndrojmë të vendosur me SHBA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së komandantit iranian të Forcave KUDS, Qaseem Soleimani me urdhër të presidentit Donald Trump.

“Si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe bëri distancë të qartë nga ajo, Shqipëria aprovon me forcë qëndrimin e Donald Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur me SHBA dhe shpresojmë se të gjithë ta bëjnë këtë”, deklaron Kryeministri Rama.

Gjithashtu edhe Partia Demokratike ka reaguar pas vrasjes së komandantit iranian të Forcave KUDS, Qaseem Soleimani, duke u shprehur se “mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit”.

“Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes. Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA,sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e akitv në përmbushje tē detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, tē udhëhequr nga SHBA”, thuhet në reagimin e PD.

ATSH

Aktualitet

Archives