Vllaznia thyen pas 5 vitesh në Shkodër Partizanin

Shkodranët fituan minimalisht me rezultatin 1-0 me penalltinë e shndërruar në gol nga Gilman Lika. Partizani vazhdon serinë e rezultateve negative dhe zbret akoma më poshtë në renditje. 

Të kuqtë patën rastet më të pastra për të shënuar me Bardhin dhe Braunin, por asnjëri prej tyre nuk mundi të shfrytëzonte saktësisht rastet. Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 35-të kur gjyqtari kryesor akordoi penallti me pretendimin se Hakaj kontrolloi topin me dorë.

Në pjesën e dytë, Partizani vazhdoi të kishte rastet, por Vllaznia u tregua stoike dhe mbrojti rezultatin.

Ky takim pati kontestime për penalltinë  e Vllaznisë dhe një rast i pretenduar për penallti nga Partizani, kur Adili i Vllaznisë shtyn me duar Brojën brenda zonës.

FT| VLLAZNIA-PARTIZANI 1-0
Lika 35′ (p)

Aktualitet

Archives