Vijon marrja e masave për rritjen e sigurisë në burgje, kapet i dënuari

Kapen 22 doza narkotike të gëlltitura dhe 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektro-shtëpiake

Në kuadër të rritjes së kontrolleve e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e SHKBB-së, u konstatua se në datë 18.05.2019 në IEVP Korçë, i dënuari B. L, i sapo kthyer nga leja shpërblyese kishte transportuar 22 doza narkotike, në qese plastike, duke i gëlltitur.

Pasi u krye ekografia u konstatua se në stomak ka edhe doza të tjera.

Veç masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e burgut, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Policia e Shtetit, po kryejnë veprimet proceduriale dhe hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodi Penal dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

Në po këtë datë, në vijim të kontrolleve në sistemin penitenciar nga ana e Policisë së Burgjeve, në IEVP Peqin, u krye kontroll në disa qeli në sektorin e sigurisë së lartë dhe u gjetën 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektroshtëpiake të të dënuarve D. H dhe E. H.

Pas masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e IEVP-së, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje po kryen veprimet e para proceduriale dhe hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal. ata

Aktualitet

Archives