Dita Ndërkombëtare, muzetë hapur deri në mesnatë falas për vizitorët

Muzetë sot në të gjithë vendin do jenë të hapura për publikun gjatë ditës e deri në mesnatë ku vizitorë do kenë mundësi të shijojnë një rrugëtim mes historisë dhe artit falas.

Sot muzetë do i ofrojnë qytetarëve një rrugëtim nëpër histori, nga antikiteti në bashkëkohësi, legjendat që fshihen pas fytyrave të shenjtorëve, misteret e ndjekjeve dhe përgjimeve gjatë diktaturës.

Të gjitha mund t’i zbuloni sot në një vizitë ndryshe. Me rastin e 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, muzetë, parqet arkeologjike dhe drejtoritë rajonale të vendit janë mobilizuar për të ofruar një buqetë të gjerë ngjarjesh për publikun, nga nxënësit e shkollave e deri te qytetarët artdashës.

Muzetë janë të shumtë në vendin tonë ku përmendim Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeun Etnografik në Berat, muzetë arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeun e armëve dhe atë Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkeologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj.

Tashmë këto muze çdo vit e më shumë po mirëpresin vizitorë të huaj dhe vendas pasi Shqipëria ka një potencial turistik gjithëvjetor dhe përgjatë kësaj periudhe këto vende mbeten atraksionet turistike më të preferuara. ata

Aktualitet

Archives