Vendoret e pjesshme, Meta: Balla më dha garanci dhe mirëkuptim për datën 6 mars 2022

Presidenti Ilir Meta pas takimit konsultativ me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në Presidencë, u shpreh se ka propozuar dy data kryesore, 27 shkurtin dhe 6 marsin, dhe përgjigja përfundimtare i takon KQZ-së.

Meta ka theksuar se në lidhje me këto zgjedhje nuk ka kërkuar takim me përfaqësues partish, por vetëm e ka diskutuar me përfaqësuesin e shumicës, për të mos pasur kundërshtim nga ana e tij.

“Balla më dha garanci për pjesëmarrje dhe mirëkuptim për datën. Me pak fjalë nuk ka pasur konsultim me partitë por me përfaqësuesit e shumicës në Kuvend për të mos pasur polemika. Po të kishte konsultime me partitë do të ftoja kryetarin e partisë ose sipas protokollit sekretarin e Përgjithshëm të partisë”, u shpreh Meta.

“Kemi dy data 27 shkurti dhe 6 marsi. Unë nuk kërkoj datë, jap një datë dhe për mua më e rëndësishme në këtë rast është KQZ, pasi ajo do të merret me organizimin e zgjedhjeve pasi është e rëndësishme pasi bëhen zgjedhje në Theth dhe në Lushnjë”, tha Meta. ata

Aktualitet

Archives