Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser thotë se islami i përket Gjermanisë

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser tha për të përditshmen gjermane “Süddeutsche Zeitung” se Gjermania është një vend migrimi, ndërsa shtoi se migrimi për motive punësimi duhet të lehtësohet.

Faeser tha për të përditshmen gjermane “Süddeutsche Zeitung” se Gjermania është një vend migrimi, ndërsa shtoi se migrimi për motive punësimi duhet të lehtësohet.

“Ne jemi një vend migrimi dhe në fund duam të jemi një vend me harmoni të mirë. Ne duam të mirëpresim njerëzit që kanë pranuar nënshtetësinë gjermane. Nga ana tjetër, ne duam të përshpejtojmë kthimin dhe largimin vullnetar të atyre që nuk mund të qëndrojnë. Nuk mund të qëndrojmë pa bërë gjë dhe të shikojmë njerëzit duke u mbytur në dete. Ne duhet të krijojmë rrugë të ligjshme për migracion”, tha ministrja Faeser.

“Islami, natyrisht, i përket Gjermanisë. Ai ka qenë pjesë e jetës kulturore në Gjermani për shumë vite”, shtoi ajo.

Faeser trajtoi edhe debatin për kuotat e migracionit, duke theksuar se edhe Gjermania ka nevojë për migrim në shkallë të gjerë për tregun e punës.

Ajo tha se janë duke përgatitur një plan veprimi kundër ekstremizmit të djathtë dhe se ekstremistët do të hiqen nga shërbimi publik shumë shpejt.

Aktualitet

Archives