Vendet e G7 dënojnë vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khgashoggi

Ministrat e vendeve G7, që përbëhet nga 7 vendet me ekonominë më të madhe në botë, i bëri thirrje Arabisë Saudite, që në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, të thellojë bashkëpunimin me Turqinë dhe të ndërmarrë një hetim të besueshëm, transparent dhe të shpejtë.

Ministrat e punëve të jashtme të G7 bënë një deklaratë të përbashkët për vrasjen e gazetarit saudit.

“Ripërsërisim pritshmërinë që Arabia Saudite të thellojë bashkëpunimin me Turqinë dhe të ndërmarrë një hetim të besueshëm, transparent dhe të shpejtë, si dhe që të japë një llogari të plotë dhe të vërtetë në lidhje me kushtet që rezultuan në vrasjen e Khashoggi” shkruhet në deklaratë.

“Dënojnë në mënyrën më të ashpër vrasjen e Jamal Khashoggi në Konusllatën e Përgjithshme të Stambollit, e cila u konfirmua edhe nga Arabia Saudite. Konfirmimi dhe llogaridhënia për vrasjen e tij është hapi i parë i duhur, por shpjegimi i dhënë lë pas shumë pyetje pa përgjigje. Duhet kërkuar llogari nga ata që janë përgjegjës të krimit. Arabia Saudite duhet të marrë masat e nevojshme që diçka e tillë të mos përsëritet më” shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu bëhet e ditur se ajo që i ndodhi gazetarit saudit konfirmoi nevojën që ndjehet për të mbrojtur lirinë e shprehjes së gazetarëve në mbarë botën.

Kjo deklaratë, krahas ministrave të jashtëm të G7, që përbëhet nga Anglia, Franca, Gjermania, Japonia, Italia, Kanadaja dhe Amerika, u nënshkrua edhe nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian.

Udhëheqja e Arabisë Saudite, në lidhje me gazetarin Jamall Khashoggi, i cili rezultonte i zhdukur që nga data 2 tetor, në 20 tetor bëri të ditur se “kishte vdekur si pasojë e një sherri që ndodhi në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll”./trt.shqip/

Aktualitet

Archives