Veliu: Ngjarja në Shkodër do të zbardhet në kohë rekord

 Ngjarjet e ndodhura së fundmi në qytetin e Shkodrës shumë shpejtë do të zbardhen nga ana e Forcave të Policisë së Shtetit. Një fakt i tillë u konfirmua nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu i cili gjatë një interviste i cilësoi ngjarjet e ndodhura në Shkodër si mjaft të rënda, duke garantuar se këto ngjarje do të zgjidhen në një kohë mjaftë të shpejtë nga trupa e policisë.

“Pavarësisht masave që ka marrë Drejtoria Vendore Shkodër, Drejtoria e Policisë gjatë vitit 2018 ka qenë shumë prezente në goditjen e grupeve kriminale si dhe fenomenin e gjakmarrjes, dhe si e tillë situata ka patur dhe luhatje. Çka bëri të vij sot në këtë studio. Perceptimi shpeshherë është i gabuar dhe nëse unë do t’i referohem statistikave dhe për këto jam shumë konkret, në Shkodër përqindja e veprave penale të evidentuara në vitin 2018 në qarkun e Shkodrës është vetëm 7%. Nëse do të themi që në këtë qark nuk ka rend dhe policia është inactive, nuk bie dakord, për faktin se për vitin 2018 në Republikën e Shqipërisë janë kapur 547 armë në rang vendi, këto 94 armë janë kapur në qarkun e Shkodrës”, – theksoi Veliu.

Drejtori Veliu foli edhe për largimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shkodrës, largim i cili sipas Veliut erdhi për t’i dhënë një impuls tjetër drejtimit të uniformacve blu në atë qark.

“Drejtori i Policisë së këtij qarku lëvizi për t’i dhënë inpuls tjetër. Situata e qarkut Shkodër është nën kontrollin e Policisë, për faktin se Policia e Shtetit është në gjendje të kontrollojë çdo zonë. Dhe ndryshimet që ne kemi bërë edhe në qarkun e fierit edhe në Tiranë, ku do të bëjmë dhe ndryshme të tjera. Ju jeni dëshmitar ku në 2018 u godit një ndër grupet kryesore në Shkodër, që u arrestuan disa persona, por edhe një grup tjetër i fajdeve me prangosjen e 15 personave. Ne kemi bërë studimin e të gjithë kriminalitetit në qytet dhe në të gjitha qarqet. Një grup është goditur, grupet e tjera janë nën hetim. Koha e hetimit është duke u maturuar. Informacionet e grumbulluar duhet të kthehen në prova dhe t’i dërgojmë pastaj në prokurori. Absolutisht ne i kemi të gjitha kapacitetet njerëzore dhe logjistike për të dominuar mbi kriminalitetin” – u shpreh Veliu. Ata

Aktualitet

Archives