U kremtua përmes hapjes së muzeut të librit, 90 vjetori i Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, Shkodër


Një histori përpjekjesh, përkushtimi intelektual dhe qytetar të shumë brezave për ruajtjen, pasurimin dhe vënien në shërbim të publikut, të dijes së kultivuar në shekuj.

Me këtë rast u inaugurua ekspozita me fonde të hershme të kësaj biblioteke.
Kjo veprimtari shënon njëkohësisht krijimin e Muzeut të Librit i cili do shërbejë edhe si një ndalesë e re në itineraret turistike të qytetit tonë.

Drejtori Maxhid Cungu i uroi mirëseardhjen të ftuarve si dhe evidentoi arritjet e bibliotekës dhe veçantitë e ekspozitës. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi përshëndeti të pranishmit dhe shprehu mbështetjen ndaj institucionit dhe stafit të tij. Z. Gjovalin Çuni, ish drejtor i bibliotekës, foli për historikun e bibliotekave në Shkodër dhe vlerat e rralla që mbartin fondet e bibliotekës “Marin Barleti”.

Aktualitet

Archives