Në Shqipëri, besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë Krishtlindjen

Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen.

25 dhjetori është dita e shënuar e lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën.

Në Shqipëri, Krishtlindja rinisi të festohet pas viteve ’90-të, kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura Darka e Krishtlindjeve paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës.

Betlehemi është qyteti i lindjes së Krishtit para dy mijë vjetësh, i cili erdhi në jetë në një kasolle.

Ky është viti i dytë që Krishtlindja festohet mes kufizimeve të vendosura nga COVID-19.

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” u mbajt mëngjesin e sotëm mesha e drejtuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Ai iu drejtua besimtarëve me urimin që Viti i Ri 2020 të jetë i bekuar dhe të ketë siguri e paqe.

Ndërkohë, që mbrëmë në Katedralen e ‘Shën Palit’, Imzot George Frendo ka mbajtur meshën e tij të fundit si Arqipeshkv, e ndërsa përcolli edhe mesazhe për më shumë dashuri dhe paqe mes njerëzve.

Në përfundim të meshës besimtarët uruan njëri tjetrin për sa më shumë mirësi dhe begati. ata

Aktualitet

Archives