Turqia e gatshme për të dërgojë çdo lloj ndihme në Shqipëri.

Turqia shprehet e gatshme të dërgojë çdo lloj ndihme për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri!
“Të gjithë ne duhet të jemi me Shqipërinë për sa i përket trajtimit të të dëmtuarve dhe nevojave të akomodimit të vëllezërve tanë, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar ose dëmtuar. Tani ndodhemi në dimër. Nga këtu unë i bëj thirrje gjithë botës islamike që ta mbështesë Shqipërinë përmes jush”, deklaroi Presidenti Erdogan.
Presidenti Erdogan në fjalën e hapjes së sesionit të 35-t të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (COMCEC), i bëri thirrje botës islame të ndihmojë Shqipërinë.

Aktualitet

Archives