Trump: Jemi në bisedime me Presidentin Erdogan për raketat “Patriot”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi të shtunën se është në bisedime me Presidentin Recep Tayip Erdogan për shumë çështje në lidhje me Sirinë, përfshi këtu edhe raketat “Patriot”.

Ky vlerësim erdhi gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, ku Trumpi dha informacione mbi masat e aplikuara nga administrata e tij kundër epidemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

I pyetur nga gazetarët nëse po bisedon me Presidentin Erdogan për vendosjen e sistemit të raketave “Patriot” në kufirin jugor të Turqisë, lideri amerikan u përgjigj me këto fjalë: “Ne jemi në bisedime për shumë çështje (në kontekstin e Sirisë) me Presidentin Erdogan dhe njëra prej tyre është saktësisht edhe ajo, të cilës ju i referoheni.”

Më parë gjatë ditës së shtunë, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, tha se Turiqa ka nevojë për raketa “Patriot” dhe SHBA-ja mund ta dërgojë sistemin e mbrojtjes ajrore në fjalë.

Aktualisht, 6 bateri raketash “Patriot” të Spanjës janë të vendosura në provincën jugore turke të Adanasë. Trt

Aktualitet

Archives