Trump flet si President: Do ribëjmë ëndrrën amerikane, Clinton më uroi

Donald Trump ka deklaruar fitoren e tij përballë kandidates demokrate Hillary Clinton. Ai u ngjit në podium në New York, duke shprehur falënderime për votimin e tij si Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ju kërkoj ndjesë që ju mbajtëm kaq gjatë, ishte biznes i komplikuar. Mora një telefonatë nga sekretarja Clinton, ajo na përgëzoi për fitoren tonë dhe unë e përgëzova atë për fushatën ku ka luftuar fortë. Hillary ka punuar për një kohë të gjatë dhe ne i kemi borxh mirënjohjen për shërbimet. Tani ka ardhur koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes”, u shpreh ai.

Në vijim, Trump, deklaroi se ka ardhur koha që amerikanët të mblidhen si popull i bashkuar, ndërsa u betua para çdo qytetari se do jetë President për të gjithë.

Ai u kërkoi kujt nuk e ka mbështetur, që ta ndihmojë për të punuar me synim bashkimin e vendit.

“E jona nuk ishte fushatë por një lëvizje e përbërë nga miliona njerëz që e duan të ardhmen më të mirë për veten dhe familjen e tyre, lëvizje që bëhet nga amerikanë. Tani le të ribëjmë ëndrrën amerikane”, tha kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë.

Ai nënvizoi se ka shpenzuar gjithë jetën në biznes duke parë potencialet e njerëzve në të gjithë botën dhe se kjo është ajo që dëshiron të bëjë për Amerikën, duke u shprehur i vendosur se asnjë njeri nuk do të harrohet.

Ai falënderoi emër pas emri mbështetësit e tij, duke u ndalur posaçërisht tek familjarët.

Shtetet e fituara nga Trump
Indiana – 11 vota elektorale
Kentucky – 8 vota elektorale
West Virginia – 5 vota elektorale
Teeneesse – 11 vota elektorale
Mississippi – 6 vota elektorale
Oklahoma – 7 vota elektorale
North Dakota – 3 vota elektorale
South Dakota – 3 vota elektorale
Wyoming – 3 vota elektorale
Nebraska – 3 vota elektorale
Arkansas – 6 vota elektorale
Kansas -6 vota elektorale
Texas – 38 vota elektorale
Tennessee – 11 vota elektorale
Alabama – 9 vota elektorale
South Carolina – 9 vota elektorale
Ohio – 18 9 vota elektorale
Missouri – 10 vota elektorale
Montana – 3 vota elektorale
Idaho – 4 vota elektorale
North Carolina – 15 vota elektorale
Florida – 29 vota elektorale
Georgia – 16 vota elektorale
Iowa – 6 vota elektorale

Shtetet e fituara nga Clinton
Vermont – 3 vota elektorale
Massachusetts – 11 vota elektorale
Rhode Island – 4 vota elektorale
New Jersey – 14 vota elektorale
Maryland – 10 vota elektorale
DelaWare – 3 vota elektorale
Washington, D.C – 3 vota elektorale
Illinois – 20 vota elektorale
Neë York – 29 vota elektorale
Connecticut – 7 vota elektorale
Neë Mexico – 5 vota elektorale
Virginia – 13 vota elektorale
Colorado – 9 vota elektorale
Haëaii – 4 vota elektorale
Oregon – 7 vota elektorale
California – 55 vota elektorale
Washington – 12 vota elektorale
Nevada – 6 vota elektorale

Aktualitet

Archives