Përmbyten 60 shtëpi në fshatrat Kasape dhe Kuç, niveli i ujit mbi 1 m

Afro 60 shtëpi në fshatin Kasape të fshatit Kuç në njësinë administrative të Gurit të Zi, Shkodër u përmbyten gjatë mbrëmjes së të hënës.

Niveli i ujit ka arritur në afro 1 metër dhe kjo ka alarmuar 400 banorët e kësaj lagjeje.

Dëme të shumta u janë shkaktuar në rezervat ushqimorë të bagëtive dhe pajisjet elektrike, ndërsa kabllot u rrezikojnë jetën.

Përveç prurjeve te lumit të Kirit, kjo zone permbytet edhe nga ujrat e kolektorit qe burojne nga përrenjte e Gurit te Zi për te shkarkuar ne Drin.

Kolektori u pastrua ne vere pjesërisht deri ne Vukatane, por puna është lënë pergjysme nga Bashkia Shkoder.

Megjithese u deklarua me bujë nga bashkia se me pastrimin e  kanalit kjo zone nuk do të rrezikonte me perbytje, gjendja e krijuar tregon krejt të kunderten.

Si rezultat i ngritjes së nivelit të Drinit në lagjen “Ajasëm” ka patur prezencë të larte uji, bllokim banesash dhe depërtim uji në një banesë, ku familjarët u evakuan.

Në zonën e Nënshkodres paraqitet kjo situatë: Në Dajç janë nën ujë 100 ha, në Postribë ka probleme në fshatrat Boks dhe Dragoç; mbi 10 shtëpi i ka dëmtuar era.

Në Berdicë janë 110 ha tokë në ujë dhe prezencë uji në 15 shtëpi.

Edhe në bashkinë Vau Dejes ka patur probleme ku në fshatin Hajmel janë 100 ha + nje rruge te bllokuar qe ka izoluar 79 familje.

Fshati Nenshat 150 ha + nje rruge te prishur nga perroni 20 familje te bllokuar.

Fshati Dheu Lehte 20 ha. Fshati Pistull 10 ha. Fshati Pacram 50 ha + nje lagje e bllokua qe ka 20 familje. on

Aktualitet

Archives