Tirana zyrtare uron 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme uroi Republikën e Kosovës për 11 vjetorin e mëvehtësisë së saj.

Në urimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme thuhet se  kjo datë shënon kurorëzimin e aspiratës për pavarësi me sakrificën e madhe për drejtësi historike.

“Pavarësia e Republikës së Kosovës është, gjithashtu, rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të popullit të saj me mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së, por jo vetëm.Pas 11 vjetësh e pavarur, Kosova dëshmon vendosmëri demokratike për prosperitet dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm një fitore e Kosovës, por e shqiptarëve në përgjithësi. Republika e Shqipërisë shpreh përkushtimin e saj maksimal për ngritjen e bashkëpunimit Shqipëri Kosovë në nivele edhe më të larta dhe me dinamika më të shpejta”, shprehet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. ata

Edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka uroi sot 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës duke theksuar se pavarësia në këtë vit e gjen Kosovën me Forcat e Armatosura.

“Urime Kosovës dhe shqiptarëve atje 11-vjetorin e Pavarësisë, e cila e gjen vendin për herë të parë me Ministri Mbrojtjeje, por mbi të gjitha me Forcat e Armatosura”, shprehet ajo.

Aktualitet

Archives