5 orë para kryeministrisë, gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

Kryetari i PD-së njofton mbylljen e protestës dhe paralajmëron protestën tjetër që do të mbahet të enjten e javës së ardhshme.

Protesta e nisur prej ores 11:00 para kryeministrisë u mbyll në orën 16:00 me fjalë e kryetarit të PD-së. Herë pas here protestuesit iu afruan godinës së kryeministrisë ku kanë dëmtuar derën e kryeministrise dhe dy instalacione. Ndërkohë drejt tyre është hedhur gaz lotsjellës madje edhe nga tarraca. Ndërsa më herët u hodh dhe ujë drejt protestuesve për ti zbrapsur.

Protestuesit kanë hipur në shkallët e kryeministrisë dhe pasi kanë dëmtuar mburojën kanë tentuar të hyjnë në kryeministri. Nga brenda saj drejt protestuesve është hedhur me zorrë gaz lotsjellës. Disa persona janë parë të jenë lënduar. Ndërkohë që forca speciale ndodheshin në tarracën e kryeministrisë dhe vëzhgojnë. 

Në një moment policia eshte terhequr dhe PD e akuzon se ishte e qellimshme.

Një autoambulancë ka mbërritur në shesh për të marrë personat e lënduar. Presidenti Meta bën apel për vetëpërmbajtje.

Flitet se një person ka mbetur i lënduar në skelen e kryeministrise. 

Nga tarraca e kryeministrisë efektivë kanë hedhur gaz lotsjellës.  Deri tani raportohet për 15 te lenduar mes tyre protestues, gazetare dhe police. Gjithashtu drejt kryeministrisë është qëlluar me gurë si dhe ka pasur dhe flakë momente momente por që janë shuar shpejt.

Opozita akuzon  Ramen dhe policine se ka provokuar.

Aktualitet

Archives