“T’i lëmë gjyqtarët të kryejnë punën e tyre”/ Ambasadori italian për përgjimet: U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët

Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur”, u shpreh sot ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Duke iu referuar debateve për përgjimet në kuadër të hetimeve nga Antimafia në Itali, ambasadori Bucci shprehet se u përket gjyqtarëve të dallojnë faktet nga fjalët.

“Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”, theksoi ambasadori italian.

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci shprehu po ashtu mbështetjen ndaj institucioneve shqiptare në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh”, u shpreh Bucci.

Postimin e ambasadorit Bucci në Twiter e ka shpërndarë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.

Ata

Aktualitet

Archives