Agjencia Europiane e Barnave miraton përdorimin e vaksinës AstraZeneca antiCovid-19

Agjencia europiane e barnave miratoi sot përdorimin në Bashkimin Europian të vaksinës AstraZeneca/Oxford kundër COVID-19, për të gjithë personat e moshës  mbi 18 vjeç, duke konfirmuar se vaksina është e përshtatshme edhe për personat e moshuar.

Vendet e Bashkimit Europian ishin të shqetësuar me vendimin e EMA-s, duke kërkuar nëse ajo do të ndiqte ose jo shembullin e komisionit gjerman të vaksinimit, që rekomandoi dje mospërdorimin e vaksinës AstraZeneca për moshat mbi 65 vjeç.

“EMA rekomandoi dhënien e një autorizimi të kushtëzuar për hedhjen në treg të vaksinës kundër COVID-19 të AstraZenecas (…) tek personat mbi 18 vjeç”, theksoi në një deklaratë rregullatori Europian, me seli në Amsterdam

EMA theksoi se nuk kishte mjaftueshëm rezultate tek pjesëmarrësit mbi 55 vjeç për të llogaritur efikasitetin e vaksinës për këtë grup, por një mbrojtje ishte e pritshme sepse përgjigja imunitare ishte identifikuar.

“Meqenëse ka informacion të besueshëm mbi sigurinë për personat mbi 55 vjeç”, ekspertët shkencorë në EMA menduan se vaksina mund të përdoret te të moshuarit”, theksoi agjencia.

“Më shumë informacion pritet nga studimet në vazhdim, të cilat përfshijnë një përqindje më të lartë të pjesëmarrësve të moshuar”, shtoi ajo.

Vaksina e zhvilluar nga laboratori britanik AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit është e treta që merr dritën jeshile nga EMA pas atyre të Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor dhe Moderna më 6 janar. Ata

Aktualitet

Archives