Taskforca antiCovid/ 589 inspektime dhe monitorime në të gjithë Shqipërinë në 24 orë

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU)  kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime si pjesë e taskforcës antiCovid.

AKU bën të ditur se ka kryer 589 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa theksoi se vëmendje maksimale nga grupet e taskeforcës i është kushtuar zbatimit të përpiktë të protokollit të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.Sipas AKU-së, gjatë inspektimeve janë dhënë 3 masa administrative në subjekte të ndryshme ushqimore. Ndërsa një sasi prej 13 kg mish viçi është bllokuar si i papërshtatshëm për konsum, pasi është gjendur pa vulë dhe certifikatë veterinare.Gjithashtu janë dhënë dhe 2 masa administrative të tjera, për mungesë të kushteve higjieno-sanitare dhe bllokim të aktivitetit deri në plotësimin e kritereve ligjore.Në inspektime janë dhënë paralajmërime në disa subjekte për mungesë të rinovimit të librezave të ujit dhe  higjenizim të sallës pritëse të kafshëve. Ndërsa referuar planit të marrjes së mostrave, janë marrë 35 mostra kryesisht në monitorim të fruta-perimeve për mbetje pesticidesh.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtje të konsumatorëve.

ATA

Aktualitet

Archives