Deklarata e Wadephul për Reformën Zgjedhore/ PD-Bardhi: Jo lojëra politike në kurriz të shqiptarëve

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi sot pas deklaratës së zv.kryetarit të grupit të CDU-CSU në Bundestag Johann David Wadephul, duke theksuar frika nga humbja e pushtetit nuk mund të marrë peng Shqipërinë.

“Edi Rama lexoje mirë këtë deklaratë të Bundestagut dhe lëri lojërat e pista politike në kurriz të shqiptarëve”, – tha Bardhi, i cili publikoi deklaratën e zv.kryetarit të grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul.

“Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje. Prandaj u bëj thirrje kolegëve në Parlamentin shqiptar: Bëni një hap të madh drejt forcimit të demokracisë në vendin tuaj dhe miratoni reformën zgjedhore siç përcaktohet në marrëveshjen e 5 qershorit”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e Wadephul.

ATA

Aktualitet

Archives