Sulmohen Ozil e Kolasinac, grabitësit pranojnë fajësinë

Dy persona kanë pranuar fajësinë pas një përpjekje për grabitje në lagjen Hampstead të Londrës, duke kërkuar të bënin këtë me dy personazhe publikë, futbollistët e Arsenalit Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac, njoftoi Policia Metropolitane në Londër.

Ashley Smith, 30 vjeç dhe Jordan Northover, 26 vjeç, të dy pranuan tentativën e grabitjes që ndodhi më 25 korrik të këtij viti në Platts Lane.

Ata shënjestruan dy futbollistër duke i kërcënuar me thikë.

Dyshja më pas u larguan me një motor, por shumë shpejt policia i gjeti.

Të mërkurën, policia e Londrës publikoi një tjetër video të sulmit, i cili tregon një nga hajdutët duke kërcënuar me thikë Kolasinacin, madje duke e prekur atë disa herë me armë të ftohtë, por boshnjaku shpejt u përplas me ta dhe i ndoqi.

Ndërsa Ozil la automjetin në një moment dhe hyri në një restorant turk aty pranë, nga frika për jetën.

Mediat britanike thanë se sulmuesit ikën dhe nuk arritën të vidhnin lojtarët e Arsenalit.

Sipas policisë, ata donin që të rrëmbenin automjtetin e Ozilit, ndërsa Kolasinacit t’i merrnin një orë të çmuar që kishte në dorë. /tesheshi.com/

Aktualitet

Archives