Kina nis punën për zhvillimin e rrjetit 6G

Pekini ka njoftuar planet për të zhvilluar teknologjinë 6G, në lidhjet ‘wireless’ teksa SHBA ka nisur një ‘kryqëzatë’ ndaj kompanive kineze për sa i përket rrjetit 5G.

Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës ka krijuar dy ekipe për të zhvilluar një rrjet 6G. Grupi i parë ndërlidh disa agjenci qeveritare, ndërsa i dyti bashkon më shumë se 30 ekspertë nga universitete të ndryshme, qendra kërkimore dhe korporata.

Kompanitë kineze kanë qenë në një konkurrencë të fortë me rivalët e tyre në SHBA dhe Korenë e Jugut për të zhvilluar rrjetet 5G, të cilat do të lejojnë internet me shpejtësi edhe më të lartë dhe smartfonë më të përparuar.

Qeveria amerikane, ndërkohë, ka akuzuar Pekinin për përdorimin e kompanive si ‘Huawei’ për spiunazh, dhe i bëri presion aleatëve të saj në Evropë për të ndaluar kompanitë kineze nga rrjetet e tyre kombëtare 5G.

Pekini i mohon me forcë këto pretendime. Disa shtete evropiane, përfshirë Gjermaninë, nuk janë treguar shumë të bindur në ndjekjen e qëndrimit të Uashingtonit dhe nuk pranuan të ndalojnë kompaninë ‘Huawei’ të hyjë në tregun e tyre 5G.

Aktualitet

Archives