Sulmi kimik në Siri, Rusia: Do të lejohen inspektorët në Douma

Inspektorët e armëve kimike do të lejohen të vizitojnë zonën e sulmit të pretenduar në Douma, njofton Rusia.

Ekspertët arritën të shtunën në Damask, por nuk ishin në gjendje të vizitojnë qytetin e afërt të Doumës për shkak të “çështjeve të sigurisë” të cituara nga Rusia.

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime se Rusia, aleati i qeverisë siriane, mund të ketë manipuluar me sajtin.

Aktivistët e opozitës, organizatat mjekësore dhe punëtorët e shpëtimit thanë se më shumë se 40 vetë u vranë kur dy bomba të mbushura me kimikate pretendohet të jenë lëshuar mbi Douma në një hark kohor prej disa orësh.

Burime mjekësore vendase flasin për trupa të gjetur me gojën te mbushur me shkumë, lëkurën e çngjyrosur dhe djegie të korneas së syrit.

Zyrtare amerikane thonë se është arritur të merren kampione gjaku dhe urinë nga viktimat, të cilat rezultuan pozitivë për një gaz nervor dhe atë klorin.

Pikërisht kjo ngjarje nxiti sulmin me raketa të SHBA-së, Britanisë dhe Francës ndaj shënjestrave qeveritare siriane.

Damasku dhe Moska mohojnë të ketë pasur një sulm kimik, e Rusia flet për “inskenim”.

Aktualitet

Archives