Kryeministri shqiptar për hapjen e negociadave me BE-në: Sot fitoi Shqipëria

Komisioni Europian  rekomandonë që Bashkimi Europian të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ky dokument është pjesë e paketës së përvitshme të Bashkimit Europian për zgjerimin që u publikua më 17 prill në Strasburg dhe që përcakton sipas tyre se sa larg janë vendet joanëtare të BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, draftdokumenti konfirmon se komisioni, për herë të parë, rekomandon hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE, që u bë një vend kandidat zyrtar i BE-së në 2014.

Dokumenti thekson se reforma e administratës publike ka qenë e konsoliduar, me qëllimin për të rritur profesionalizmin dhe depolitizimin e saj.

Ai shton gjithashtu se ”veprime të mëtejshme janë marrë për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe përgjegjësinë e institucioneve juridike, veçanërisht duke përparuar në zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse në drejtësi”.

Megjithatë, Komisioni Europian ka paralajmëruar se ”rezultate të vazhduara, konkrete dhe të prekshme për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë”.

 

Gjatë një konferencë për mediat, përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme Federica Mogherini deklaroi se raporti është hartuar mbi bazën e meritës për secilin vend.

“…Sot,  komisioni rekomandon që këshilli të vendosë që të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe me ish- republikën jugosllave të Maqedonisë. Po kështu po punojmë për një opinion për kërkesën e Bosnje-Hercegovinën dhe gjithashtu me autoritetet kosovare po punojmë për një progres të mëtejshëm në bazë të marrëveshjes stabilizim-asocimit që kemi me ta…”.

Nga ana e tij,  komisioneri Hahn, ndërsa vlerësoi rolin e Shqipërisë u shpreh se vazhdimësia pozitive e Shqipërisë drejt anëtarësimit do të varret nga zbatimi i skuksesshëm i reformës në drejtësi dhe nga avancimi në 5 prioritetet kyresore.

“…Ka të bëjë me mbajtjen dhe shtimin e reformave kur flitet për Shqipërinë  dhe e kam fjalën për 5 prioritetet kyçe që kanë të bëjnë me administratën publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në gjyqësor si dhe mbrojtjen e minoriteteve…”. 

 

Nga ana tjetër, Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i është drejtuar tre institcioneve kryesore shqiptare për dorëzimin e progres-raportit.

Fillimisht ajo shkoi në kryeministri, ku ia dorëzoi kryeministrit Rama, më pas presidentit Ilir Meta. Ambasadorja Romana Vlahutin nga Presidenca për në Kryesinë e Kuvendit, ku edhe i dorëzoi këtë raport edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi

Presidenti Meta e cilësoi si një akt inkurajues, të shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit. Presidenti e vlerësoi Komisionin si një mik të çmuar e të pakursyer të vendeve kandidate, duke u vetëdëshmuar një forcë e madhe tërheqëse drejt zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

 

Ndërsa, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria kaloi një provim të vështirë me çeljen e negociatave, teksa e quajti vendimin më të rëndësishëm të 30 viteve. Ai shprehu mirënjohje edhe për qeveritë paraardhëse, ndërsa shtoi se qeveria e tij ia doli t’i japë vendit statusin në vitin e parë qeverisës dhe hapjen e negociatave në mandatin e dytë qeverisës.

“…Në vitin e parë të mandatit tonë të parë, ne e bëmë Shqipërinë vend kandidat për në Bashkimin Europian. Në vitin e parë të këtij mandati të dytë, ne sapo bëmë realitet marrjen e rekomandimit të pastër, të qartë, të drejtpërdrejtë, për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimit Europian.  

Këto nuk janë dhurata. Nuk janë as gjeste bujarie të Komisionit Europian ndaj Shqipërisë. Europa e Bashkuar nuk bën dhurata dhe Brukseli është një makineri e pamëshirshme që sheh dhe njeh vetëm meritat.

Rekomandimi për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, është njohja e meritave tona, në fushën e betejave të vështira për të bërë shtet, me reforma reale dhe luftë të vërtetë kundër armiqve të shoqërisë e të shtetit, krimit e korrupsionit…”.

 

Ndërkohë, pasditen e së martës, në Tiranë ka mbërritur përfaqësuesja e lartë për politika e jashtme të Bashkimit Evropian,  Frederica Mogherini, e cila në fillim ka darkuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Axhenda e takimeve të saja zyrtare  zhvillohen, sot,  gjatë ditës së mërkurë, si dhe një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.

Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,LSI, Monika Kryemadhi.

Aktualitet

Archives