Sulmet terroriste në Londër, të paktën 6 të vrarë, policia ekzekutoi 3 sulmues terrorist

Policia britanike bëri të ditur se ka vrarë tre persona të cilët janë të dyshuar për sulmet terroriste në Londër, natën e kaluar, ku persona të armatosur vranë të paktën gjashtë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga policia e Londrës është njoftuar se në urën e Londrës në afërsi të tregut Borough mbrëmë rreth orës 22 sipas kohës lokale për vdekje pësuan gjashtë persona ndërsa u vranë edhe tre sulmues.

Më tej thuhet se minibusi që shtypi këmbësorët në urë më vonë lëvizi në drejtim të tregut Borough ku tre persona dolën nga mjeti dhe therën njerëzit të cilët ndodheshin në afërsi.

Në mesin e më shumë se 40 personave të plagosur, gjenden edhe ata që janë në gjendje të rëndë kritike.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan u bëri thirrje qytetarëve të Londrës që të jenë vigjilent sepse kërcënimet terroriste janë serioze duke shtuar se ai është i bindur se Londra është një nga “qytetet më të sigurta në botë”.

Një incident i ngjashëm ndodhi më 22 mars në urën Westminster kur sulmuesi Adrian Russel Ajao goditi njerëzit në urë, dhe pastaj u ndal para Parlamentit të Britanisë së Madhe, duke vrarë një oficer policie.

Aktualitet

Archives