Studentet protestë kundër Ramës

Siç ishite paralajmëruar, studentët kanë marshuar drejt godinës së ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Me pankarta në duar, studentët pohuan  se propaganda e qeverisë ka dështuar, ndërsa kanë publikuar edhe kërkesat e tyre zyrtare.

Ata i kanë parashtruar 14 kërkesa ndaj ministers së Arsimit, Shahini, duke i lënë kësaj të fundit 24 orë për plotësimin e tyre. Në të kundërt nesër do zhvillojnë sërish protestë para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Pas parashtrimit të kërkesave dhe thyerjes së xhamave ata kanë marshuar drejt fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku janë pritur nga një pjesë tjetër e studentëve.

Ata kanë lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe ministres Shahini, që sipas tyre nuk i kanë përmbushur kërkesat e tyre të dala pas protestave të muajit dhjetor.

Aktualitet

Archives