Ish-ministri i Punës Spiro Kseara ka kërkuar gjykim të shkurtuar në procesin ku akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Kërkesa është pranuar nga togat e zeza dhe Ksera përfiton uljen e dënimit me një të tretë. Gjykimi i shkurtuar i është pranuar edhe 4 persona të tjerë, të cilët janë të pandehur në këtë procedim penale.
I vetmi që ka kërkuar gjykim normal ka qenë Kleves Bitro, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së punës.
Sipro Ksera u arrestua në Janar të këtij viti pasi Prokuroria e Tiranës faktoi se ai i kishte vjedhur buxhetit të shtetit 30 milion lekë.
6 persona sipas hetimeve kishin krijuar një skemë fiktive ku lëvroheshin fonde kryesisht në ndihmë të komunitetit rom. Pavarësisht se paratë dilnin nga buxheti i Ministrisë në të vertëtë ato nuk harxhoheshin për këtë kategori persona. Aktivitete në ndihmë të romëve nuk realizoheshin.
Nëpërmjet flasifikimeve, montazhit dhe përdorimit të fotoshopit aktivitet ato shënoheshin të kryera.