Sot ndërpriten transmetimet analoge në Tiranë e Durrës

Sot ndërpritet transmetimi analog në Tiranë, Durrës, Krujë e Kavajë. Autoriteti i Mediave audovizive lajmëron që ndërprerja e transmetimeve analoge do të bëhet sot në orën 10:00, ndërsa u bën thirrje subjekteve që operojnë në këto qarqe, të respektojnë afatin e përcaktuar.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ju rikujton se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës është data 10 Shtator 2018.

AMA i bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.”, thotë AMA.

Po ashtu, AMA i rikujton të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digxhtal tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Aktualitet

Archives