“Shqipëria, Kosova dhe rruga e bashkimit të shqiptarëve në horizontin e vitit 2025”

“Shqipëria, Kosova dhe rruga e bashkimit të shqiptarëve në horizontin e vitit 2025” është një dokument demografik, ekonomik, social dhe i sistemeve politike që do të hartohet me konsulencën ndërkombëtare.

Në mbledhjen e pestë të përbashkët mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës, që po zhvillohet sot në Pejë, Kryeministri Edi Rama ftoi homologun kosovar Ramush Haradinaj që të bashkohet në nevojën që dy vendet të vendosin një fond për dy Ministritë e Jashtme, të cilat duhet të fillojnë punën me konsulencë ndërkombëtare për të bërë këtë dokument analitik dhe strategjik.

“Natyrisht unë e di se çfarë do të thonë menjëherë në Beograd apo kudo qoftë tjetër, por unë kam parasysh bashkimin e shqiptarëve si domosdoshmëri në rrugën e Bashkimin Europian. Dhe BE duhet t’i japë fund qasjes së dyfytyrtë, një fytyrë për Shqipërinë dhe një fytyrë për Kosovën: Shqipërisë i thotë do të hapim negociatat sot do të hapim negociatat nesër, Kosovës i thotë do të liberalizoheni sot, do të liberalizoheni nesër”, tha Rama.

Ndërkohë sipas tij, “ajo që ndodh është që Serbia vazhdon të hapë kapituj dhe po ja del duke përdorur 3 fytyra”.

“Ne kemi 1 fytyrë, fytyra jonë është kuqezi dhe me të ne jemi gati t’i qëndrojmë përballë të gjitha sfidave kuqezi, që janë sfida të përbashkëta për të rritur ekonominë, prosperitetin dhe për të garantuar ardhmërinë e kombit tonë shqiptar me dy shtete. Dy shtete që i duam të integruara në BE, dy shtetet që i qëndrojnë të gjitha parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe amaneteve të të parëve tanë, që i kemi të përbashkët. Dy shtete që nuk kanë ndërmend të mbeten si brima e fundit e kavallit në historinë e lodhshme të muzikës së këtij kontinenti, qoftë në Bruksel, qoftë në Beograd”, tha Rama.  ata

Aktualitet

Archives