Shqipëri-Itali/ Finalizohet operacioni i përbashkët policor, të arrestuar 12 shtetas

 Policia e Shtetit finalizoi me sukses një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar “Rockerduck” u zhvillua nga policia italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, në të njëjtën kohë në Itali dhe në Shqipëri.

Operacioni në Shqipëri u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga departamenti i Policisë Kriminale, me pjesëmarrjen e Interpol Tirana dhe drejtorive vendore të Policisë Fier e Vlorë, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA).

“Sot, në orët e para të mëngjesit në Itali dhe Shqipëri, në kuadër të procedimit penal për shkatërrimin e një grupi kriminal në të cilin ishin të përfshirë shtetas shqiptar, u bë ekzekutimi i urdhërarresteve për 12 shtetas, nga të cilët 7 me masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe 5 me “Arrest në shtëpi”, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në Shqipëri, në kuadër të operacionit u në pranga një anëtar i këtij grupit kriminal.

Konkretisht, ditën e sotme, në Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. H., 27 vjeç, banues në Bishan, bazuar në urdhërarrestin për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Shtetasi, R. H., i arrestuar ditën e sotme në Fier, në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal, kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë. Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

Ndërsa në Itali, në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë ekzekutimi i 11 urdhërarresteve për shtetas rezident në Itali, ndërsa për një tjetër është bërë shpallja në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë.

Vijon puna e përbashkët për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Edhe në këtë operacion ndërkombëtar të radhës, Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm, besueshmëri dhe vendosmëri për të luftuar me forcën e ligjit, në bashkëpunim me partnerët, krimin e organizuar dhe terrorizimin.

Ata

Aktualitet

Archives