Shqipëri: 95 të infektuar dhe 2 humbje jete nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 1289 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 95 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive janë në këto bashki: 37 në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Kurbin, Durrës, Roskovec, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Tropojë, Kamzë, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan.

“Janë 1,747 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV-2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 64 vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84 vjeç.

“Janë shëruar 396 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,697 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

“Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

Statistika (03 mars 2022)

Raste të reja ditore                  95

Të shëruar në 24 orë              396

Të shtruar në spitale                45

Humbje jete në 24 orë               2

Testime ditore                     1,289

Testime totale               1,748,195

Raste pozitive                  271,920

Raste të shëruara             266,697

Raste aktive                        1,747

Humbje jete                        3,476

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               493

Fier                   265

Elbasan             166

Vlorë                 149

Lezhë                182

Kukës                114

Berat                 104

Shkodër              91

Durrës                75

Gjirokastër          58

Korçë                  43

Dibër 7

ata

Aktualitet

Archives