Shqipëri: 300 të infektuar dhe 2 humbje jete nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2419 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 300 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive janë evidentuar në këto bashki: 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnjë, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vaun e Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Tropojë, Shijak, Roskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Përrenjas.

“Janë 6170 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV-2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 71 vjeçe dhe një qytetar nga Durrësi 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi po ashtu se janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.

MSHMS i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti-COVID është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

“Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, vijon njoftimi.

Statistika (17 shkurt 2022)

Raste të reja ditore         300

Të shëruar në 24 orë       934

Të shtruar në spitale        91

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 2,419

Testime totale                1,722,215

Raste pozitive                 269,601

Raste të shëruara            259,999

Raste aktive                    6,170

Humbje jete                    3,432

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2158

Fier                 859

Vlorë               569

Elbasan           528

Berat               444

Shkodër           328

Lezhë               330

Gjirokastër       229

Durrës             220

Korçë               182

Kukës              172

Dibër 45

ata

Aktualitet

Archives