Shpejtësi tej normave të lejuar/Policia gjobit 23 drejtues mjetesh

 Policia Rrugore ka ndëshkuar 15 drejtues automjetesh në 5 orë monitorim në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pasi po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas njoftimit të Policisë, shpejtësia e automjeteve varionte nga 135 km/h deri në 150 km/h, teksa u gjobitën dhe 8 drejtues mjetesh të kapur me normë më të lartë të alkooli se e lejuara.

Policia ka vijuar gjatë natës kontrollet me radar në rrugën Tiranë-Elbasan për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor.

“Pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë por çdo ditë të javës, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë kontrolleve prej orës 20.00 të datës 07.08.2020 deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 08.08.2020, janë evidentuar dhe ndëshkuar 15 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 135 km/h deri në 150 km/h. Njëkohësisht nga kontrollet e ushtruara me drager deri në këto momente janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në efektin e alkoolit, që varionte nga 0.26 mg/l deri në 0.48 mg/l”,-bëhet me dije në njoftim.

“Gjithashtu janë kapur nga forcat “Shqiponja” dhe patrullat e Policisë Rrugore, duke bërë drifting në sheshin “Nënë Tereza” 4 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë secili. Fundjava është për të shijuar dhe jo për të dorëzuar patentën tek radari i Policit rrugor, apo më keq akoma për të rrezikuar jetën, duke u përfshirë në ngjarje rrugore. Jeta është e shenjtë, mbroje atë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt.

Mos fluturoni apo mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit, se shpejtësia dhe alkooli vrasin jetën”,- është apeli i Policisë Rrugore. ata

Aktualitet

Archives