Shpejtësi deri në 169 km/h, në pranga15 drejtues mjetesh, pezullohen 27 leje drejtimi

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë përgjatë 48 orëve të fundit angazhuan shërbime të shtuara në zonat ku janë evidentuar njollat e zeza, me fokus konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore me pasoja për shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Sipas Policisë së Shtetit, nga kontrollet u arrestuan në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur, 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të pa pajisur me leje drejtimi. Policia bëri të ditur se është kapur në flagrancë 1 person në kërkim dhe 1 drejtues automjeti për korrupsion.

Po ashtu, u proceduan administrativisht 48 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, nga të cilët 17 edhe me sanksion plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, 15 drejtues mjetesh për gara shpejtësie, 14 drejtues mjetesh për xhamin e parë të arrestuar dhe targa të modifikuara.

Policia bëri të ditur se janë pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h si dhe janë vendosur 67 masa të tjera pa sanksion plotësues për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë proceduar 184 drejtues motomjetesh për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.

125 drejtues mjetesh u proceduan për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve. ata

Aktualitet

Archives