Shkodër, një personi i gjendet drogë në makinë

Një person në Shkodër është kapur me lëndë narkotike në mjetin e tij.

Albert Marku, 27 vjeç, banues në fshatin Bruçaj u ndalua ditën e djeshme pasi në fugonin e drejtuar prej tij u gjet lëndë narkotike.

Ai u vu në pranga në fshatin Hot i Ri Shkodër, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin fugon, tip “Benz” që drejtohej nga vetë ai, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 863 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Në ngarkim të Markut materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa vijojnë ende hetimet.

Aktualitet

Archives