Rriten tensionet, Rusia ka dhënë paralajmërime serioze në lidhje me këtë çështje

Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit, William E Ryerson, ka kritikuar Partinë Demokratike dhe ka kërkuar që deputetët e saj të votojnë reformën nëse ajo vjen në parlament pavarësisht se çfarë u dikton kryesia e tyre.

Qëndrimin ai e ka shprehur në një letër për redaksinë e gazetës shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York.

Ryerson njihet si një mik i vjetër i shqiptarëve dhe i Partisë Demokratike në veçanti, por që ka mbetur shumë i shqetësuar nga zhvillimet e fundit politike.

Ja se çfarë shkruan ai.

Letër redaktorit të gazetës “Illyria”:
Është shumë zhgënjyese të lexosh që partia e opozitës në Parlamentin Shqiptar po tregohet kaq pak elastike.
Shpresoj të paktën se disa nga anëtarët e PD-së në këtë institutcion do të gjejnë guximin për të votuar në favor të kësaj reforme, të vojnë në favor të përparimit të vendit, dhe të mos mbeten thjesht kukulla të udhëheqjes së tyre.
Nëse do ta bëjnë këtë do u dhuroja përgëzimet e mia më të përzemërta!
Sinqerisht,
William E. Ryerson
Ish-Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Aktualitet

Archives