Shkarkohet Shahini, Kush është ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë?

Evis Kushi do të jetë ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas dorëheqjes nga kjo detyrë të ish-ministres Besa Shahini.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar për zëvendësimin e ministres Besa Shahini me Evis Kushin.

Kryeministri Rama duke e falënderuar Shahinin për punën e bërë theksoi se “jam i bindur që çfarë nuk është arritur do të vlerësohet për shkak të kohës aktuale. Pa diskutim do të vlerësohet në kohë sepse e vërteta është që puna e Ministrisë së Arsimit në këto 7 vite ka pësuar një ndryshim radikal”.

“Ish-ministrja Lindita Nikolla ka hapur një kantier reformash në të gjithë spektrin. Besa punoi me Linditën si zëvendësministre për një periudhë kohe të gjatë. Tani Besa ka krijuar një familje të re, që e detyron të jetë më shumë në Prishtinë se në Tiranë, para pushimeve më tha: “Unë jam në dispozicion, mund të qëndroj deri në fund të mandatit, megjithëse kjo ministri është një përgjegjësi e madhe edhe politike dhe për shkak të pamundësisë që të vazhdoj edhe më tutje e angazhuar nëse është e nevojshme të bëhet një ndryshim””, – nënvizoi Rama.

Në fakt, tha Rama, është shembull i faktit të mos qenit e lidhur me karrigen dhe shumë përgjegjshmëri dhe qytetari që e karakterizon Besën.

“Është një ndryshim stafete në drejtimin e duhur. Evisi ka 7 vjet që është angazhuar me ne në këtë betejë të përbashkët nga dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Elbasanit, kemi garancinë që nuk është subjekt i plagjiaturës, sepse doktoraturën e ka bërë në Itali. Megjithatë sfidat janë të mëdha akoma, nuk diskutohet dhe unë kam bindjen se Besa pavarësisht se nuk do ketë karrigen do jetë e gatshme të ndihmojë në të gjitha sugjerimet dhe këshillat që kërkoni”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “më vjen keq që është moment ndarje, sepse jam i nderuar që ke qenë bashkëpunëtorja ime dhe të vlerësoj shumë për integritetin, fortësinë prej burrneshe dhe gjithçka që ke bërë”

“Është një punë që vazhdon, Lindita ka bërë pa dyshim ndryshime epokale, që janë në themel të gjithë ngrehinës së re të sistemit. Nuk diskutohet që sistemi ka akoma boshllëqe dhe puna për ta kthyer gjithë vizionin dhe për të kaluar nga themelet në të gjithë katet e sistemit dhe meqë jemi në fazën e rindërtimit të flasim me kate, është e madhe dhe nuk është e lehtë”, – tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ky është shtetformim dhe në të gjithë sektorët kërkon kohën e vet, sepse mund të shikojmë vendet e tjera, mund të flasim për vendet e tjera, mund të bëjmë krahasimin, por ata e kanë filluar nga shumë kohë më parë edhe vendet që kanë kaluar nga komunizimi në demokraci kanë pasur një histori shumë të ndryshme nga e jona”.

“Kostot dhe kusuret që ne i paguajmë historisë, 20 e ca vite para se të merrnim në dorë këtë përgjegjësi janë kosto që nuk gjenden në asnjë vend tjetër, janë kosto shumë speciale që nuk i gjen në vende të tjera, as në Ballkan një kosto aq marramendëse si ajo e piramidave. Nuk ka një vend në Ballkan që hodhi në erë veten. Patën luftë në ish-Jugosllavi, patën tmerr, por koston e krijuar nga vetja për të hedhur në erë gjithë vendin me piramida nuk e pati askush. E sjell në vëmendje këtë jo për të bërë krahasime, por për të thënë se sa e dobët është baza e të kaluarës, se sa shumë punë na është duhur dhe na duhet për bazat, që të bëhet e pakthyeshme gjithë rruga që kemi nisur. Jemi në kthesë, por është një kthesë që vazhdon po kështu edhe në arsim. E them shpesh çfarë do kishim bërë në këtë vend, lavdi Zotit nuk ndodhi, që COVID-19 të kishte ardhur 5, 6 apo 7 vite më parë kur spitalet ishin katastrofë”, – tha Rama.

Shahini u shpreh se “angazhimi im në Shqipëri filloi para tri viteve, kur përmes një telefonate, kryeministri më ftoi të takoj ekipin e tij për bashkëpunim të mundshëm me qeverinë shqiptare. Unë isha aktiviste në Kosovë dhe kur flisja për çështje të arsimit, merrja Shqipërinë si shembull që duhej ndjekur, për shkak se reformat që ishin ndërmarrë nga qeveria socialiste kishin dhënë rezultate të matshme pozitive. Ndihem me fat që pata nderin të shërbej drejt përmirësimit të mëtejshëm të sistemit arsimor, në Shqipërinë që kam dashur shumë duke e parë nga jashtë, dhe e dua akoma më fort tani që e njoh çdo cep të saj. Nga Dibra në Durrës, nga Puka në Sarandë, kam takuar dhe dëgjuar mijëra mësues dhe nxënës, për të kuptuar se si sistemi arsimor mund të bëhet akoma më gjithëpërfshirës, më i barabartë e më cilësor, si dhe të ofroj përvojë më të mirë arsimore për të gjithë”.

Por, vijoi ajo, kam kuptuar edhe se si rreh zemra e madhe e Shqipërisë, një vend që nuk gjunjëzohet, por përballon, forcohet me çdo sfidë dhe vazhdon përpara. Asnjëherë më qartë e më mirë nuk është parë kjo, sesa pas tërmetit dhe gjatë fillimit të pandemisë, kur njerëzit u bën bashkë dhe qëndruan.

“Jam krenare me punën që kemi bërë me “Paktin për Universitetin”, projekti kryesor që është zbatuar ndonjëherë në arsimin e lartë, i cili ngërthen në vetvete investimet në infrastrukturë, ndërhyrjet në cilësi të arsimit, si dhe pjesën financiare me bursat dhe përgjysmimin e tarifave, efektet e të cilave u ndjenë nga mbi 90 mijë studentë”, – tha Shahini.

Sivjet, shtoi Shahini kemi siguruar edhe qasjen në platformën antiplagjiaturë për të gjitha universitetet publike.

“Fatkeqësisht, kjo platformë nuk është përdorur akoma sa duhet. Ekziston një mospërputhje mes nevojës për të ruajtur autonominë akademike në universitete dhe mënyrën se si universitetet e kanë përdorur këtë autonomi, shpesh në kundërshtim me përpjekjet për rritje të cilësisë së arsimit. Duhet të gjendet mënyra për të detyruar universitetet që të sigurojnë integritet akademik. Ky është një premtim që ia kemi dhënë studentëve dhe forma e vetme për të bërë kapërcimin në përmirësimin e cilësisë së arsimit”, – tha ish-ministrja.

Shahini u shpreh se “bashkimi kombëtar nuk është çështje teknike, ndaj angazhimi për të, siç jam angazhuar unë, është angazhim politik. Kurajo që ka treguar kryeministri dhe Partia Socialiste, për të përfshirë aktivistë politikë nga Kosova në qeverisjen në Shqipëri, tregon përkushtimin për një bashkëpunim të thelluar kombëtar shqiptar. Jam zhgënjyer me të gjithë ata që kanë punuar kundër këtij projekti të madh. Ka qenë e paimagjinueshme për mua që opozita do të ngrihej nga dita e parë të sulmojë prejardhjen dhe dialektin tonë. Të thuhet se shqiptarët që flasin dialektin kosovar (apo verior) janë më pak inteligjentë apo më pak të mençur, është epitomi i racizmit. Natyrisht, s’mund të quhet racizëm se jemi i njëjti komb, por që janë përdorur taktika të njëjta, kjo nuk mund të mohohet”.

“Beteja politike ditore mes partive nuk guxon të dëmtojë marrëdhëniet mes shqiptarëve. Për këtë arsye, unë nuk do të ndaloj kurrë së punuari drejt afrimit të kombit tonë. Është dhurata më e mirë që mund t’ia lëmë gjeneratave që vijnë. Unë, do të angazhohem gjithashtu edhe për të majtën: një të majtë të re dhe demokratike, përkundër të majtës së vjetër dhe popullsitë. Një të majtë që ngërthen më thellë diskursin feminist sesa vetëm në përfaqësim të grave në qeverisje, që Partia Socialiste e ka bërë shumë mirë, por që nuk mjafton për ta luftuar patriarkalizmin. Do ta mbështes ministren e re Evis Kushi edhe përtej dorëzimit të punës, që të sigurojmë vazhdimësi të projekteve kryesore, si dhe dhe do të jem gjithmonë në dispozicion për çfarëdo lloj kontributi që mund të ofroj për qeverinë shqiptare”, – nënvizoi Shahini.

Në fjalën e saj, ministrja e re e emëruar, Evis Kushi u shpreh se “është privilegj shumë i lartë për mua pas 7 vitesh angazhimesh politike të jem Ministre e Arsimit. Më shumë se privilegj e konsideroj përgjegjësi të lartë të drejtoj sektorin ku kam punuar prej 23 vitesh”.

“E kam nisur karrierën si pedagoge, shefe departamenti, pastaj dekane fakulteti. Është privilegj i madh akoma më shumë se jam nga Elbasani, që është djep i arsimit. Kam detyrimin që vazhdoj stafetën e gjithë atyre burrave të mençur. Elbasani njihet për Kostandin Kristoforidhin, Aleksandër Xhuvanin e shumë nga ata që kanë vënë themelet e arsimit në Shqipëri”, – tha Kushi.

Kushi falënderoi Kryeministrin Rama për besimin dhe premtoi se “do të vazhdojmë e bëjmë punë të mira”. Ata

Aktualitet

Archives